Të fundit

Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për faljen e borxheve për tatimin në pronë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe, sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji për Tatimin në Pronë

“Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe, sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji për Tatimin në Pronë, i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe vetem Kuvendi i Republikës ka të drejtë që ta ndryshoj ose eventualisht të falë obligimet që dalin nga ky ligj”, ka thënë ai.

Tutje, Zogaj ka thënë se thirrjet që Kuvendet Komunale të votojnë propozime të tilla janë mashtrim ndaj qytetarëve, dhe janë të paligjshme.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci