Të fundit

PDK-ja në Lipjan akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka akuzuar kryetarin e kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, për punësime bashkëshorteve të anëtarëve të saj duke kurdisur konkurset në sistemin arsimor.

Sipas tyre Ahmeti ka shpërblyer drejtorët dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së me punësime të grave të disa prej tyre në arsim, njofton Klankosova.tv.

“Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatores drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike”.

“Avazi i kurdisjeve të konkurseve vazhdon pranimin e gruas së tij, edukatore, SH.S, e cila pranohet në konkursin nr.4-111-56892 të shpallur me dt. 18.10.2022, QEAP Çerdhja në Lipjan, e vendi i punës në Banullë”, thuhet në një kumtesë për media nga kjo degë.

Mes tjerash, PDK-ja pretendon se prej kohësh i kanë bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci