Të fundit

Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi “kërcënimet për lojë politike”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur dyshime mbi deklarimet e disa ditëve më parë se deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin e saj, janë kërcënuar me vrasje. Në një shkrim në Facebook, Bajqinovci ka thënë se heshtja që pasoi raportimet “kristalizon dyshimin për lojë të ulët politike”.

“LDK-ja nuk na tha më asgjë për ‘atentatin’! Kosova ka nevojë për një mjedis të shëndoshë demokratik, ku partitë i ballafaqojnë idetë, ekipet dhe liderët e tyre politik duke u mundu me ju ofru qytetarëve përfaqësim sa më të mirë politik. Javë më parë, LDK na e solli në publik një lajm për atentat ndaj kryetarit dhe zyrtarëve tjerë aty, që padyshim merr vëmendje për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së këtyre zhvillimeve”, ka shkruar Bajqinovci të shtunën në Facebook.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka ofruar transparencë për rastin. Ka hedhur dyshime se ngjarja është përdorur për “vetëviktimizim si mjet politik”.

“Percepsioni mund të jetë i lidhur edhe me projeksione politike për kuota më të larta në tregun politik përmes shkollës ballkanike politike të ‘vetëviktimizimit’, por për të qenë korrekt me faktet, ne kërkuam nga policia dhe nga vet LDK-ja të njoftojë opinionin me zhvillimet e reja rreth kësaj teme. Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të ‘vetëviktimizimit’ si mjet politik për të kompensuar brishtësinë e lidershipit e shfaqur progresivisht muajve të fundit. Flisni të nderuar. Ne po u presim. Duam të ju dëgjojmë çfarë keni për të thënë për këtë. A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia?” ka shkruar tutje ai.

Më 19 janar, deputetët e LDK-së, si dhe disa të PDK-së, patën deklaruar se ndaj tyre ka pasur planifikime për atentat dhe se për një gjë të tillë janë njoftuar nga institucionet e sigurisë në vend. Megjithëkëtë, ata kanë deklaruar se nuk kanë informacione të hollësishme dhe se me çështjen janë duke u marrë organet e rendit.

Nga Policia rasti ishte cilësuar si “kanosje”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci