Të fundit

Deklarohet policia, i dyshuari për plagosje të dyfishtë kishte sulmuar edhe policinë

I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë sot, ishte lokalizuar menjëherë nga policia, dhe veprimet për arrestimin e tij janë marrë menjëherë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Për Paparacin ajo ka treguar se i dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve përreth.

Në këtë mënyrë i njëjti kishte pamundësuar ndërhyrjen e policisë në përputhje me autorizimet e tij.

Ahmeti ka treguar se derisa sulmi ndaj policisë është neutralizuar, i dyshuari duke u përpjekur të ikte, ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”, është shprehur Ahmeti.

Zëdhënësja e policisë tha se për momentin ka baza të forta për vetëplagosje, mirëpo policia në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante po heton me përpikëri të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, ka shtuar në fund Ahmeti.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci