Të fundit

Rrëzohet gjatë uljes helikopteri që u përdor për të transportuar Putinin

Një helikopter që është pjesë e një flote që transportonte zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, raportohet se është rrëzuar teksa ateronte pranë Moskës.

Një helikopter Mil Mi-8 goditi tokën gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo, afër kryeqytetit rus, të premten, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax.

Helikopteri i përkiste Skuadrës Speciale të Rusisë, e cila operon me helikopterë të përdorur për të transportuar zyrtarë të qeverisë ruse.

“Gjatë uljes, helikopteri kapi helikën në tokë dhe pjesa e bishtit u dëmtua”, ka thënë një burim nga aeroporti për agjencinë.

Helikopterët shpesh transportojnë Putinin rreth Rusisë, duke plotësuar flotën e tij të Il-96.

Ulja e vështirë, sipas mediave, mund të ishte shkaktuar nga moti i keq ose dështimi i pajisjeve. Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrainska Pravda njoftoi se ishte një gabim pilot.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci