Të fundit

I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë qëlloi policët, më pas edhe veten

Të shtunën është raportuar i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë ka kryer vetëvrasje.

I dyshuari u gjet ne fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës. Policia e Kosovës ndërkohë, ka thënë se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati.

Sipas PK-së, viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK.

Po ashtu u tha se më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”, dje rreth orës 11:42.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci