Të fundit

Skandaloze: Prokurorja tregon se do të përgjohen njerëz

Sahide Gashi, prokurorja e rastit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka treguar publikisht se ka autorizuar hetimin e njerëzve gjatë fazës së hetimeve për zbardhjen e tragjedisë që ndodhi pasditën e së premtës.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, tha në një konferencë për media të shtunën se është në pritje të urdhëresës së gjykatës për nisjen e përgjimeve lidhur me rastin.

“Jemi në sigurimin e urdhëresave të Gjykatës për masa shumta të fshehta teknike dhe të vëzhgimit”, tha Gashi në konferencë për media.

Gashi e bëri publike ushtrimin e kërkesës për një masë të fshehtë të hetimit. Përgjimi konsiderohet masë e fshehtë teknike e hetimit gjatë një procedure penale.

“Nëse prokurori i shtetit kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që të urdhërojë masat e fshehta apo teknike të vëzhgimit apo hetimit, gjykata e mbyllë dosjen dhe e mban të fshehur nëse prokurori i shtetit kërkon një gjë të tillë dhe nëse tregon se ka gjasa të konsiderueshme që bërja publike e hetimit paraprak do të pengonte hetimin ose do të paraqiste rrezik për dëshmitarët dhe hetuesit”, thuhet në nenin 82, pika 2, e Kodit të Procedurës Penale.

Bërja publike e aktvendimit të prokurorit për autorizimin e masës së fshehtë të përgjimeve, shfaq joprofesionalizëm në hetimin e një çështjeje penale, sipas procedurave penale të parapara me rregulloret dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Institucionet e sigurisë ende nuk kanë një pistë konkrete hetimi lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi të premtën në Gllogjan, sipas njoftimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media të shtunën, Sveçla tha se Policia e Kosovës është duke kryer hetime në disa pista për vrasjet në Gllogjan të premten.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi sot se është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci