Të fundit

Mehmeti: Ka më shumë se një të dyshuar

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmet, në një konferencë për media ka dhënë informacione për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit.

Ai ka thënë se ka indikacione që personi i armatosur të ketë bashkëpunuar me më shumë persona.

“Mund të flasim për një sistem të diku 2 ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar”, ka thënë ai.

Policia aktualisht sipas tij është duke ekzaminuar provat teknike që tregojnë se nga ka ardhur i dyshuari dhe nga ka ikur.

“Janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme që do të na tregojnë saktë se nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe potencialisht ku ka shkuar”, deklaroi Mehmeti.

Tutje ai ka shtuar se janë ende janë duke bërë ekzaminime në vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike në Deçan, duke shtuar se moti i ligë po ua vështirëson punën.

“Aktualisht PK-ja është duke i bërë ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Jemi duke e bërë pastrimin e terrenit, përkatësisht shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes përfshirë rrethinat ose pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht vendet ku mund të ketë ndonjë provë, evident tjetër shtesë. Fatkeqësisht ne kemi pasur një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim. Na ka penguar që disa mjete teknike dhe disa mjete që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashur që pastrimi i terrenit të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terren”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci