Të fundit

Një balonë e dytë kineze është parë mbi Amerikën Latine

Një balonë e dytë spiune kineze po fluturonte të premten mbi Amerikën Latine, sipas Pentagonit.

Kjo u bë e ditur pak pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shtyu një vizitë në Kinë për shkak se një tullumbace kineze është vërejtur në lartësi të madhe në hapësirën ajrore të SHBA-së.

“Ne po shohim raporte të një tullumbace që kalon tranzit në Amerikën Latine”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

“Tani vlerësojmë se është një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”, raportoi ai.

Pentagoni nuk e specifikoi vendndodhjen e saktë të balonës, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se aktualisht po shkonte drejt SHBA-së.

Në Korenë e Jugut të premten, Blinkeni ka thënë se kishte folur me Wang Yi, kryediplomatin e Kinës, dhe “e bëri të qartë se prania e këtij baloni vëzhgimi në hapësirën ajrore të SHBA-së është një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA-së dhe ligjit ndërkombëtar”.Blinkeni ka thënë se ia kishte bërë me dije Wang se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj angazhimit diplomatik me Kinën dhe se kam në plan të vizitoj Pekinin kur ta lejojnë kushtet”.

Kanalet e komunikimit mbetën të hapura midis dy vendeve, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se udhëtimi vetëm ishte shtyrë dhe jo anuluar.

Blinkeni do të ishte sekretari i parë i shtetit i SHBA-së që vizitoi Kinën që nga tetori i vitit 2018, duke sinjalizuar një shkrirje pas një periudhe fërkimi nën ish-presidentin, Donald Trump.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci