Të fundit

Moti sot me shi e borë, në Istog pritet erë e fuqishme

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu e bore, breshnizë dhe mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Me ngritjen e temperaturave gjatë ditës, reshjet e borës pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të shiut edhe në zona të tjera, duke mos përjashtuar breshnizën. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike. Në orët e mbrëmjes e gjitha do të shndërrohet në borë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20 deri në 90 kilometra në orë. Priten dëme materiale.

Temperaturat minimale do të luhaten prej minus 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7 gradë. /MeteoKosova

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci