Të fundit

Finlanda dhe Suedia: Në NATO vetëm bashkë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin dhe homologu i saj suedez Ulf Kristersson deklaruan të enjten se siguria e dy shteteve baltike është e ndërlidhur dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të finalizuar bashkërisht procesin e aplikimit për anëtarësim në NATO.

Gjatë takimit, liderët e dy vendeve diskutuan edhe për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. Marin inkurajoi ukrainasit që të kenë besim në veten e tyre, duke shtuar se ajo do ta ndihmojë vendin në rrugën për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian (BE).

Ajo shtoi se siguria e Finlandës dhe Suedisë është e ndërlidhur për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të rendit të sigurisë në Evropë. Ajo iu referua edhe respektimit të çështjeve fetare në Finlandë, duke theksuar se aty është e ndaluar me ligj djegia e librave të shenjtë.

Kristersson tha se Suedia ka marrëdhënie të ngushta me Finlandën, duke shtuar se ata kanë hyrë së bashku në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe se vazhdojnë ta bëjnë këtë së bashku.

Duke iu referuar tensioneve të fundit me Turqinë dhe provokimeve në Suedi që lejuan djegien e librit të shenjtë – Kuranit, Kristersson tha se e kuptonte dhe ndante zhgënjimin e shkaktuar nga këto veprime.

Ai premtoi se Suedia do të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes trepalëshe që nënshkroi me Finlandën dhe Turqinë në qershor të vitit të kaluar për forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe për forcimin e bashkëpunimit, në mënyrë që Ankaraja përfundimisht të ratifikojë pranimin e tyre në aleancë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci