Të fundit

Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur jashtë shtetit

Afro 700 infermierë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) për emigrim vetëm në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, ky numër është shtatëfishuar.

Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se krahasuar me vitin 2021, ky numër është goxha i madh. Ai ka pasur kritika ndaj institucioneve, të cilët sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri.

Rrustemi ka folur edhe për kushtet që infermierët i kanë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, si dhe për mbylljen e zyrës për infermierë nga ish-drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raci.

Rrustemi ka thënë se çdo ditë infermierë kërkojnë certifikatë që nuk kanë shkelje të kodit etik, që u shërben për punësim jashtë shtetit.

“Sa i përket numrit të infermierëve ky numër mund të jetë shumëfish më i madh mirëpo në bazë të asaj që janë të saktë që vijnë te na kërkojnë një vërtetim që s’ka shkelje të kodit etik por njëkohësisht edhe sa i përket licencës të cilën e kërkojnë të nostrifikuar për 2022-ën janë 687 infermierë. Ta krahasosh me vitin 2021 domethënë është shtatëfish më i madh ky numër, është shumë shumëfish më i madh për arsye se ju e dini se edhe kompanitë e ndryshme edhe njerëz privat edhe përmes kolegjeve edhe formave të ndryshme shkojnë jashtë edhe ky numër më i madh është 60 për qind, mirëpo po e jap të saktën të cilën e kemi ne për çdo ditë çdo kush që kërkon unë e fotokopjoj edhe e lë të saktë për me e ditë numrin e këtyre të ikurve”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka shprehur bindjen se as Ligji i Pagave nuk do ta ndalojë këtë dukuri.

“Fatkeqësisht edhe tash pavarësisht se çka do të bëhet me ligjin e pagave që veç dje erdh ajo vlera e koeficientit, nuk do të mendojnë fare edhe nëse ua bëjnë 1,500 euro, ka infermier që as nuk duan të dëgjojnë por ata janë të detyruar të largohen nga Kosova dhe të shkojnë të punojnë në vende të treta”, u shpreh tutje Rrustemi, teksa kritikoi organet e SHSKUK-së për mbyllje të zyrës së infermierisë.

Për këtë, Rrustemi tha se infermierët janë të diskriminuar në QKUK./EO

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci