Të fundit

Përcaktohet vendi ku do të zhvillohet “El Clasico”

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga nuk do të luhet në Spanjë, ndërsa është përcaktuar vendi se ku do të zhvillohet.

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit po afrohet, ku në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të La Ligas, triumfuese ishte skuadra e Carlo Ancelottit.

Ndërkaq, Barcelona arriti të hakmerrej për këtë humbje, ku e mposhti Real Madridin finalen e Kupës së Mbretit me rezultat 3:1.

Muaji mars është caktuar për ndeshjen e radhës mes dy gjigantëve të La Ligas, e cila do t’i takojë xhiros së 26 të kampionatit spanjoll.

Sidoqoftë, vendi se ku do të përballen këto dy skuadra nuk do të jetë stadiumin “Camp Nou”.

Siç bëhet zyrtare nga La Liga, “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk do të luhet në shtëpinë e “Blaugranëve” në “Camp Nou”, por do të luhet në Mexico City.

Data dhe ora ende nuk janë përcaktuar, me xhiron e 26 të kampionatit spanjoll që është përcaktuar të zhvillohet në vikendin mes datave 17 dhe 19 mars të këtij viti.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci