Të fundit

Reagimi epik i pronarit të Chelseat: Shpenzoi 650 milionë por prapë mposhtet

Tifozët e Chelseat u zhgënjyen edhe një herë me një ndeshje të skuadrës së tyre dhe pronari amerikan Todd Boehly nuk mund të jetë i kënaqur me paraqitjet edhe pse investoi një shumë rekord parash në klub në më pak se gjysmë viti.

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 650 milionë paund për përforcime që nga vera. Megjithatë, ata janë ende në mesin e tabelës, dhe përkundër faktit se trajneri Graham Potter përfshiu dy nga lojtarët më të shtrenjtë në ekipin titullar, skuadra nuk arriti të mposht Fulhamin mbrëmë (0:0).

Enzo Fernandez dhe Mihajlo Mudrik ishin titullar për herë të parë para publikut të tyre, por nuk treguan asgjë për t’u përmendur.

Ndërsa asgjë nuk po ndodhte në Stamford Bridge, pronari i Chelsea, Todd Boehly ishte interesant për drejtorët e TV.

Biznesmeni amerikan, i cili ka investuar shumë para, në shumë momente nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka parë në fushë.

Boehly u bë shpejt viral në rrjetet sociale me reagimet e tij dhe në momente të caktuara celulari e ndihmonte të harronte atë që po ndodhte në fushë.

“Kur investon 600 milionë funte për të luajtur 0:0 me Fulhamin në shtëpi”, kanë deklaruar faqet e shumta të futbollit në përshkrimin e reagimit të Boehly-t në fund të lojës, që tregon qartë pakënaqësinë me lojën dhe rezultatin.

Nuk janë të kënaqur as tifozët e Chelseat, të cilët thonë se kaosi në klub është edhe më i madh pas ardhjes së përforcimeve masive.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci