Të fundit

Prishtina ngrit çmimin e biletave e ndan 5 milionë euro për “Trafikun Urban”

Transport publik falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Premtimi për udhëtim pa pagesë gjatë fushatës zgjedhore nga ish-kandidati i PDK-së për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili, nuk po gjen zbatim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, që tani po udhëhiqet nga PDK-ja.

Madje, drejtori i DSHP-së, Ilirik Musliu, ka marrë vendim për ngritjen e çmimit të biletës.

Nga 40 centë në 50 është bërë bileta e Trafikut Urban, të cilën ndërmarrje Komuna e Prishtinës e paguan për kilometrazh dhe që për këtë vit ia ka ndarë 5 milionë euro nga buxheti i saj.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kjo rritje është bërë në kuadër të marrëveshjes mes Trafikut Urban dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit.

Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00€ do të zbresë në 13.50€ Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€

Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€. Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50 euro.

Këtë vendim e kritikon Vetëvendosje e Prishtinës, dukë thënë se rritja ka ardhur në një kohë krize për qytetarët.

Ndërsa edhe vetë qytetarët e komentojnë këtë ndryshim.

Nga Trafiku Urban thonë se me grumbullimin e mjeteve nga biletat ata paguajnë kredinë rreth 1 milion euro në vit që kanë ndaj BERZH-it, për blerjen e autobusëve.

Përderisa Komuna e Prishtinës po e favorizon Trafikun Urban me pagesë për kilometrazh e me autobusë të rinj, është transporti privat ai që është lënë anash nga udhëheqja e Prishtinës.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci