Të fundit

Partia e Drejtësisë mbështet gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin

Partia e Drejtësisë ka thënë se mbështet Qeverinë Kurti në përcaktimin e qartë dhe transparent të gjashtë hapave, drejt negociatave konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, mbi bazën e planit franko-gjerman, të mbështetur nga SHBA-ja.

PD ka sugjeruar që gjashtë kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti duhet të miratohen si rezolutë në Kuvend.

“Partia e Drejtësisë konsideron se gjashtë pikat e paraqitura nga Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Kuvendit duhet të miratohen si Rezolutë e Kuvendit të Kosovës e cila do të sigurojë transparencën e plotë të procesit negociator në të ardhmen, si dhe shkallën optimale të kohezionit politik në Kuvendin e Kosovës, spektrin më të gjerë politik të vendit dhe shoqërinë në tërësi, përkitazi me këtë çështje me rëndësi madhore”, thuhet në komunkatën e PD-së.

“PD në vazhdimësi ka qenë falënderuese ndaj mikut strategjik ShBA-së për përkushtimin parimor e të vendosur për drejtësi e barazi në Ballkan, sikurse e dëshmoi edhe gjatë kësaj faze të procesit negociator dhe e sheh vazhdimin e angazhimit të SHBA esencial për suksesin e këtij procesi”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci