Të fundit

Kurti e Gërvalla e lënë Ambasadën në Uashington vetëm me 4 diplomatë, Serbia i ka 13

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, thënë më së buti, nuk po i shijojnë ditët më të mira. Tashmë është i njohur “ftohja” mes kryeministrit Albin Kurti dhe amerikanit Gabriel Escobar. Por raportet mes Amerikës dhe Serbisë janë më të mirat ndonjëherë në këto 30 vite. ShBA-ja, përfshirë sekretarin Blinken e Escobarin, kanë dhënë lëvdata publike për “qasjen konstruktive” të Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në një raport të Ilir Dugollit, ambasador i Kosovës në Uashington, vërehej “frika” nga “brutaliteti amerikan”. Aty theksohej edhe mungesa e stafit vendor dhe problemet e tjera logjistike, përfshirë rrezikun që Ambasada e Kosovës të mbetej jashtë Uashingtonit, për shkak të buxhetit të vogël të ndarë nga Qeveria Kurti për blerjen e një objekti në kryeqendren amerikane.

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…” – shkruante z. Dugolli, duke shtuar se e ka të pamundur të realizojë çfarëdo takimi.

Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur Dugolli raportonte. Sipas uebfaqes së Ambasadës së Kosovës në Uashington, aktualisht në këtë kryeqendër janë vetëm katër anëtarë të stafit diplomatik (së bashku me ambasadorin Dugolli). Përveç ambasadorit Dugolli, në stafin diplomatik janë edhe 3 persona: Bujar Maxhuni, ministër këshilltar, Berat Shala, atashe i mbrojtjes dhe Lulzim Krasniqi, atashe policor. Sipas uebfaqes, në aspektin politik Kosovën në Uashington e përfaqësojnë aktualisht vetëm 2 persona: ambasadori Dugolli dhe diplomati Maxhuni, që është ministri këshilltar.

Në Ambasadën e Kosovë në ShBA mungojnë sekretari i parë dhe i dytë i Ambasadës.Madje, edhe në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, sipas uebfaqes së MPJD-së, ka më shumë staf diplomatik. Gjithsej aty janë pesëdiplomatë, një më shumë se në ShBA.

Por krejt ndryshe është në Ambasadën e Serbisë në Uashington. Serbia ka gjithsej 12 anëtarë në stafin diplomatik, plus ambasadorin Marko Gjuriq, i cili është i 13-ti diplomatëi Serbisë në Uashington.

E problemet me staf i ka përmendur sot edhe Meliza Haradinaj-Stublla, ish-ministre e Punëve të Jashtme. Në fakt, zonja Haradinaj i ka përmendur dallimet e mëdha në staf në Ambasadën e Kosovës dhe atë të Serbisë në Uashington, kryeqendrën më të rëndësishme në botë.

“Ndërkohë ne vazhdojmë të kemi pritje të larta për raportin Kosova dhe ShBA & gjejmë fajtorët kuturu, të ndalemi të vlerësojmë përpjekjen e punën tonë në këtë drejtim. 1) Stafi diplomatik në Ambasadën tonë në Ëashington (Amb + 3), ndërsa në ambasadën e fqinjit verior (Amb + 12)” – shkroi ajo.

Kujtojmë që z. Dugolli ishte ankuar edhe për pozitën e tij si ambasador, duke i shkruar ministres Donika Gërvalla, se për disa arsyeje nuk ka dashur ta pranojë këtë post.

“Këto ditë bëhet një vit që nga fillimi i detyrës si ambasador në SHBA. Me këtë rast po i ndaj disa reflektime të shpejta mbi punën e bërë gjatë kësaj periudhe si dhe mbi hapat e përbashkët në rrethanat aktuale. Besimi për të shërbyer në krye të misionit diplomatik në ShBA është detyrë të cilën nuk e kamë pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.” – thuhet në raportin e ambasadorit Dugolli./nacionale

Megjithatë, Dugolli shkruante në raportin e tij se vazhdon ta konsiderojë si privilegj këtë pozitë të rëndësishme në diplomacinë kosovare.

“Përkundër faktit që shumë nga ato arsyeje vazhdojmë të shpërfaqim në baza ditore, kam bërë përpjekje që të këtë besim ta trajtoj si nder të veçantë dhe që me përkushtim maksimal të përmbushi gjithë çfarë është e mundur.” – shkruante Dugolli.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci