Të fundit

Peshkaqeni mbyt një 16-vjeçare në Australi

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore.

Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Sëan, në periferi të Perth të Fremantle, të shtunën.

Besohet se vajza, nga Perth, ishte duke hipur në jet ski me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.

Inspektori Paul Robinson, nga Policia e Australisë Perëndimore, tha se ishte e mundur që vajza të ishte hedhur në ujë për të notuar me delfinët që shiheshin aty pranë.

Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit.

Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci