Të fundit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy instruktorëve të vozitjes në një autoshkollë në Viti, nën dyshimin se kanë marrë ryshfet, që nëpërmjet pajisjeve ilegale montuese, t’i ndihmonin ta kalonte testin me shkrim.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit bëhet e ditur se të pandehurit janë N.H., pronar dhe instruktor i vozitjes në këtë autoshkollë, ndërsa V.B. është instruktor.

Ata dyshohet se fillimisht i kanë marrë 300 euro për ta regjistruar në listën për marrje të patentë-shoferit, ndërsa më pas janë pajtuar kandidati t’ua japë edhe 400 për testin teorik, sipas Gjykatës. të dyshuarit janë kapur, pasi kandidatit i janë gjetur pajisjet gjatë testimit.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në auto shkollë në Viti, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë para 2-3 muajve takohet me kandidatin M. S., dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit merr 300 €, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 €, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes. Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, me ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L. P. (në arrati) dhe V. B. (instruktor), ia vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij”, thuhet në përshkrim të veprës.

N.H. dhe V.B. dyshohen për “marrje të ryshfetit në bashkëveprim”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci