Të fundit

Bie nga ndërtesa një person në Fushë-Kosovë, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- ka thënë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

Ndërkohë, Kallxo.com ka publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur rasti.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci