Të fundit

Makina përplaset me kamionin, vdes babai me dy djemtë

Një aksident fatkeq u regjistrua në Itali, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.

Ngjarja ka ndodhur në A14 në Galerinë Castello në Grottammare në provincën e Ascoi Piceno.

Viktimë mbetën një burrë dhe dy djemtë e tij të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Më i vogli i djemve, vetëm 8 vjeç, është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Mjekët u detyruan ta intubojnë.

Familja me origjinë gjermane me një makinë Citroen po vinin nga Abruzzo kur janë përplasur me një kamion në tunel pranë një kantieri ndërtimi.

Duket se përplasja ka ndodhur për shkak të daljes së makinës në korsinë e kamionit.

Drejtuesi i këtij të fundit shpëtoi pa u dëmtuar.

Kush janë viktimat

Viktimat janë Andrea Silvestrone, një atlet 49-vjeçar që vuan nga skleroza e shumëfishtë, një tenist në karrige me rrota dhe dy nga tre fëmijët e tij të mitur.

Komuniteti i Montesilvanos (Pescara) ku ai jetonte dhe ishte shumë i vlerësuar ishte i tronditur.

“Jam i shkatërruar,” tha kryebashkiaku i Montesilvano Ottavio De Martinis.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci