Të fundit

​Haxhiu: Klinika e Onkologjisë pa barna esenciale dhe pa drejtor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit.

Po ashtu Haxhiu ka deklaruar se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.

“Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet”, ka shkruar tutje Haxhiu në rrjetin social facebook, përcejell KosovaPress.

Deputeti Haxhiu tutje ka krahasuar menaxhinin aktual të Klinikës së Onkologjisë me kohën e pandemisë COVID-19, duke vlerësuar se Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve gjatë pandemisës kurse sot është për keqardhje se si ka degradu.

Kujtojmë se sot në botë është shënuar dita kundër kancerit, sëmundje kjo nga e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri.

Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kanceret e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin.

Postimi i plotë i deputetit Haxhiu në rrjetin social Facebook:

“Dita Botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor tē Onkologjisë dhe me mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale per trajtim të kancerit.

Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet.

Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve edhe gjatë pandemisës COVID-19, sot është për keqardhje se si ka degradu.”

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci