Të fundit

Zjarrfikësit e Prishtinës, të pakënaqur me koeficientin e ri të pagave

Përgjegjësia që kanë zjarrfikësit i bën ata që të jenë në gatishmëri çdo minutë të kohës gjatë orarit të punës.

Por për zjarrfikësit e Prishtinës, gjithë ky përkushtimi nuk është se paguhet edhe aq nga shteti.

Madje, edhe me koeficientin e ri të Ligjit për paga, ata kanë shumë pakënaqësi pasi në llogaritë që bëjnë, nuk është se e kanë të definuar mirë çështjen e rrezikshmërisë në punë.

Sipas vlerave të reja të koeficientit, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve që ka koeficient 8, paga e tij do të jetë 840 euro. Zëvendësi i tij me koeficient 7.2 do të paguhet 756 euro.

E pas tyre më të paguarit do të jenë Komandantët e Batalioneve, Udhëheqësit e Togut e më pas edhe Udhëheqësit e Skuadrave, e krejt në fund zjarrfikësit e thjeshtë.

E paqartë situata e krijuar me pagat e pjesëtarëve të brigadës së tij, është edhe për komandantin Mal Gashi. Ai thotë se askush nga institucionet qendrore nuk ka dalë me sqarime të sakta se në pagat aktuale të paraqitura në publik e që priten të implementohen gjatë këtij muaji, përfshihet edhe rrezikshmëria në të, apo kjo do të jetë shtesë për ta.

“Më pagën aktuale kemi edhe shtesa. Zjarrfikësi e ka pagën bruto 500 euro, që i bie në neto 450 – 460, pavarësisht nga përvoja. Kur e krahasojmë me këtë aktualen, i bie që veç 25 euro ka rritje, sepse nuk e dimë se a janë të përfshira edhe shtesat në të”, tha Gashi.

E një përgjigje të tillë nuk e kanë as në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të cilat i thanë “Ju Flet Prishtinës” që kjo do të bëhet e ditur vetëm kur do të definohet përfundimisht statusi i zyrtarëve shtetërorë, i cili ende nuk është zgjidhur.

Me këtë ligj për rroga të sektorit publik, zjarrfikësit janë ranguar më së ulëti nga të gjitha shërbimet tjera emergjente në vend.

Kjo për udhëheqësin e ndërrimit Nehat Berisha, është mjaft shqetësuese.

“Jemi më së ulëti nga të gjitha institucionet tjera dhe unë mendoj që është problem sepse duhet të rangohemi njësoj. Sa kemi analizuar, pritjet kanë qenë më të larta dhe me prezantimin e vlerës, pakënaqësitë janë shtuar”, tha Berisha.

Më koeficientin e ri është rregulluar edhe çështja e gradimit, pasi deri më tani nuk ka qenë e definuar mirë, por që edhe në të ka disa pakuptueshmëri.

Në gjithë këtë, shqetësuese për këta shërbyes emergjentë është edhe mospagesa nga shteti e orëve shtesë që i bëjnë gjatë vitit 2022.

Sipas tyre, një gjë e tillë iu premtua që do të bëhet në dhjetorin e vitit të kaluar, por që kjo gjë nuk është bërë as tani në shkurt 2023.

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci