Të fundit

Çmimet do të rriten edhe sivjet, ngritja e pagave konsiderohet e pamjaftueshme

Bazuar në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët edhe gjatë vitit 2023 do të ballafaqohen me rritje të çmimeve, ani se më të vogël sesa në vitin 2022. Ngritja e kostos për produktet ushqimore dhe të tjera nuk është në proporcion me rritjen e pagave në sektorin publik dhe në atë privat. Sipas ekonomistëve, çfarëdo rritje e pagave nuk do të jetë e mjaftueshme për ta adresuar rritjen e çmimeve
Qytetarët e Kosovës edhe gjatë këtij viti do të përballen me rritje të çmimeve, por me një ritëm më të ngadaltë sesa më 2022. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkalla e inflacionit gjatë 2023-tës do të jetë 5 për qind.

Marrja e masave në Eurozonë për stabilizimin e çmimeve, sipas Visar Vokrrit, drejtor programor në Institutin Riinvest, do të reflektojë edhe në Kosovë.

“Unë besoj që nga ky vit do të ketë një stabilizim të çmimeve. Kjo për vetë faktin që duke pasur parasysh që në një masë të madhe inflacioni është i importuar dhe masat që janë ndërmarrë në Eurozonë për ta adresuar këtë fenomen do të reflektohen edhe në Kosovë. Kësisoj e kam parë që vitin që e kemi lënë pas Banka Evropiane ka rritur normën të interesit disa herë në mënyrë që të kontrollojë lëvizjen e çmimeve në eurozonë”, ka thënë Vokrri.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit në vend, për vitin 2022, ishte 11.6 për qind.

Por, rritja e çmimeve nuk është në proporcion me rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Sipas Vokrrit, çfarëdo rritje e pagave nuk do të jetë e mjaftueshme për të adresuar rritjen e çmimeve.

“Lëvizje të pagave në sektorin publik nuk ka pasur për një kohë të gjatë dhe këtë duhet pasur parasysh rritjen e inflacionit akumulativ, pra prej momentit kur kemi pasur rritje të pagës. Unë besoj që kjo rritje sado që të jetë, nuk do të jetë e mjaftueshme për të adresuar rritjen e çmimeve që kanë ndodhur shkaku i inflacionit të lartë që kemi pasur. Unë nuk besoj që qytetarët do të marrin të mirëqenë këtë rritje që do të vjen”, është shprehur Vokrri.

FMN-ja ka këshilluar Qeverinë që vlera e koeficientit të pagave të vendoset në mënyrë që të mos shkelë kufirin ligjor dhe të mos ketë diskrepancë të madhe me sektorin privat.

“Ndërsa zbatimi i ligjit do të rezultojë në një rritje të garantuar të pagave nominale për shumicën e sektorëve (përfshirë shëndetësinë dhe arsimin), vlera e koeficienteve të pagave duhet të vendoset në mënyrë që fatura e pagave të mos shkelë kufirin e saj ligjor dhe që konkurrueshmëria e sektorit privat të mos ndikohet negativisht”, thuhet në raportin e FMN-së.

Sipas FMN-së, pagat e larta në sektorin publik mund të pengojnë sektorin privat, pasi shumë kompani po përballen me mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, rritja e pagave nuk duhet ta kalojë normën e rritjes vjetore të Bruto Prodhimit Vendor.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci