Të fundit

Katër pacientë ikën nga Enti Special Psikiatrik në Shtime, dy u kthyen

Rrethojat janë mjaft të larta. Pavarësisht këtij fakti, dy pacientë të Qendrës Rehabilituese Psikiatrike në Shtime arritën t’i kalojnë ato gjatë ditës së premte.

Pasi e përmbushën qëllimin për të ikur nga aty, 62 vjeçarët, njëri nga Peja e tjetri nga Prishtina, nuk kishin ku të shkonin dhe u kthyen në mëngjesin e së shtunës.

Por njëjtë nuk vepruan dy të tjerë, të cilët morën leje për të dalë e s’u kthyen më fare.

Pos stafit mjekësor aty, edhe drejtori i këtij institucioni thotë se dy pacientët që ndodhen ende jashtë nuk përbëjnë rrezik për askënd.

Zenelaj thotë se janë lajmëruar organet policore, por shton faktin se Enti Special nuk është institucion i mbyllur.

Në kërkim të pacientëve është edhe Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajit.

Për këtë rast, ata kanë njoftuar se janë lajmëruar të gjitha njësitet policore.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci