Të fundit

Escobari pret drejtuesit e Listes Serbe në Washington

Kryetari i komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, është pritur në ShBA nga i dërguari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar.

Në takim, Jevtic ka njoftuar se është biseduar folur për situatën politike dhe qëndrimin e serbëve në Kosovë.

Siç ka shkruar në Facebook, Jevtic, ai është pritur në takim ng Escobari në Departamentin e Shtetit dhe tema kryesore e atij takimi ka qenë situata aktuale në Kosovë, si dhe mesazhi i qartë se SHBA-të presin Asociacioni të formohet pa vonesë.

Jevtiq theksoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet në mënyrën e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit dhe se nuk është institucion që do t’i heqë të drejtat e shqiptarëve apo të ndonjë kombi tjetër.

“Asociacioni do të jetë një mekanizëm që do të sigurojë që në fushën e arsimit, shëndetësisë, urbanistikës dhe ekonomisë, të zhvillohen komunat me shumicë serbe. Në ato komuna jetojnë edhe popuj të tjerë, kështu që do të jetë përfitim për të gjithë. dhe kështu ZSO nuk do të jetë mono-etnike, siç dëshiron ta paraqesë dikush”, tha Jevtiq.

Jevtiq poashtu ka njoftuar se takim është biseduar edhe për qendrën e skijimit në Brezovicë dhe iniciativën dhe idenë e saj për zhvillimin e ardhshëm të atij resursi të rëndësishëm ekonomik.

Escobar, siç ka shkruar Jevtiq u ka premtuar edhe një herë  qëndrimin se Asociacioni do të formohet dhe se nuk mund të ketë më vonesa në atë proces.

“Ai theksoi gjithashtu nevojën që serbët të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës me kapacitet të plotë në mënyrë që të gjitha kombet të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëjetesë dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Jevtiq.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci