Të fundit

Raportohet për zjarr brenda objektit të Radio Kosovës

Objekti i Radio Kosovës dyshohet se është përfshirë nga zjarri.

Siç raportohet Policia dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.

RTK live raporton se zjarri që ka rënë në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës, që ndodhet në qendër të Prishtinës, ka bërë që i tërë objekti të mbetet pa energji elektrike.

Zjarrëfikësit kanë intervenuar pasi kanë marrë një thirrje për rënie të zjarrit në këtë ndërtesë.

Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.

Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, por deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci