Të fundit

Aksident i rëndë trafiku në Suharekë [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ky aksident në të cilin janë përfshirë dy vetura, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident me lëndime te lehta trupore. Si pasojë e aksidentit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona. Ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut”, kanë njoftuar policia.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci