Të fundit

Aliu: Bashkëpunimi me Qeverinë Kurti është i mirë

2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve sipas planifikimeve dhe parashikimeve që i ka bërë si komunë e Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Agim Aliu.

Ai ka thënë se për një kohë të gjatë janë penalizuar sa i përket investimeve kapitale, si shkak i mungesës së Bordit të Organit Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

I pari i Ferizajt ka thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Punët Publike dhe emërimin e Bordit të OShP-së, shumë projekte do të realizohen.

“Projektet janë të shumta por kryesisht janë projekte që ne jemi duke vazhduar transformimin urban të qytetit të Ferizajt, të zonës qendër, e sigurisht se disa prej këtyre sfidave janë tejkaluar sepse ju i dini që kemi pasur telashe me kontratat respektivisht me kontratat e vjetra deri sa nuk është futur në fuqi Ligji për Punët Publike dhe kjo ka paraqitur pengesë ka paraqitur një kohë pengesë edhe mosfunksionaliteti i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OShP) por tashmë janë të zgjidhura këto çështje dhe unë po besoj se viti 2023 do të jetë vit i realizimit të projekteve sipas planifikimeve dhe parashikimeve që ne i kemi bërë si komunë e Ferizajt”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se bashkëpunimi me nivelin qendror është i mirë. Ai ka përmendur tre faktorë që ndikuan në rënien e investimeve kapitale.

“Kemi bashkëpunim dhe edhe sot te vizita e ministrit të shëndetësisë Arben Vitia është në fakt që dëshmon se ne kemi bashkëpunim sigurisht se ka ende për t’u shtuar sasia e komunikimit dhe cilësia e komunikimit por edhe bashkërendimi i punëve dhe projekteve dhe unë po besoj që në të ardhmen vetëm sa do të intensifikohen këto takime dhe këto zhvillime që kanë të bëjnë me raportet mes të nivelit lokal edhe qendror”, ka thënë ai.

“Arsyet që ka pas rënie të investimeve kapitale ka qenë mungesa e OSHP-së, ngritja e çmimeve edhe mos futja në fuqi e Ligjit për Punët Publike tashmë këto çështje janë të zgjidhura dhe viti 2023, unë po besoj që do të jetë vit i investimeve publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës apo në të gjitha agjencitë buxhetore që kanë të bëjnë më investimet kapitale”, u shpreh Aliu për EO.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci