Të fundit

Punëtori ra nga lartësia e një objekti, në pranga dy biznesmenët në Fushë Kosovë

Një person, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë Kosovë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sipas njoftimit, bë vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy pronarët e kompanive punë-kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:36.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci