Të fundit

Po planifikonin gara në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjoba ndaj 21 shoferëve – konfiskohet një veturë

Policia e Kosovës ka thënë se është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Kësisoj, më 28.01.2023, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara shpejtësie.
Sipas njoftimit, “Policia me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndërmarr veprime të menjëhershme ku ka arritur të identifikoj një numër të personave dhe automjeteve me ç’rast ndaj 21 shoferëve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe 1 automjet është konfiskuar pasi që i njëjti nuk ka poseduar regjistrim”.
“Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci