Të fundit

Laçak sot përsëri në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Bislimin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që sot të vizitojë Kosovën.

Pritet që kryemnistri Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi të shtrojnë një drekë për Lajçakun, e cila do të jetë edhe drekë pune.

Raportohet se ai pas Prishtinës, do të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vizitat e shpeshta të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, kanë të bëjnë me rritjen e intensitetit të dialogut, konkretisht për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak drekoi me Kurtin dhe Bislimin edhe me 25 janar, pikërisht në Prishtinë.

“U ktheva në Kosovë për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut të zbatohen plotësisht”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.La

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci