Të fundit

Besohet se për momentin janë 360 viktima të tërmetit në Turqi

Një tërmet I fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit, duke shkaktuar qindra viktima.

Numri i viktimave besohet se është 360 në Turqi, ndërsa teksa zyrtarët në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur atje.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti.

Në banor i qytetit turk, Adana, tha se tri ndërtesa pranë shtëpisë së tij ranë.

“Nuk kam fuqi më”, është dëgjuar të ketë thënë një prej të mbijetuarve, i bllokuar nën rrënoja, teksa ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje që ta shpëtojnë, tha banori i Adanit, Muhammet Faith Yavus.

Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.

Autoritetet turke thanë se pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar edhe të paktën 20 lëkundje të tjera pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në Twitter se ekipet e kërkim-shpëtimit menjëherë reaguan pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

“Shpresojmë se do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me sa më pak dëme”, shkroi ai.

Autoritetet turke thanë se viktima janë regjistruar në shtatë provinca të shtetit. Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Emergjencave dhe fatkeqësive, të paktën 440 persona janë plagosur, ndërkaq pala siriane tha se të paktën 516 persona janë lënduar.

Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme. Afërsisht 18.000 persona janë vrarë nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur shtetin në vitin 1999.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci