Të fundit

Bërnabiq: “Pres manipulime nga miqtë e Kosovës për ta ndryshuar Asociacionin”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, me rastin e vizitës së sotme të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, ka vlerësuar se janë duke u përshpejtuar aktivitetet diplomatike, se presioni po intensifikohet dhe ka shtuar se “beson në garancitë e bashkësisë ndërkombëtare” në lidhje me formimin e Asociacionit.

Ajo ka deklaruar për televizionin publik serb RTS-së se Lajçak fillimisht do të shkojë në Prishtinë dhe se sipas të gjitha gjasave tema do të jetë themelimi i Asociacionit, dhe ka shtuar se “nuk i interesojë qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për këtë çështje”, transmeton Paparaci.

Ajo ka përkujtuar se për Asociacionin janë marrë vesh dhe negociuar dhjetë vjet më parë si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, në vitin 2013 dhe 2015, dhe ka pretenduar se “beson në garancitë e bashkësisë ndërkombëtare që do të formohet në atë mënyrë”.

Ajo ka thënë se beson në garancitë e bashkësisë ndërkombëtare pasi, sipas saj, “nuk e di se si do të garantonin ndonjë marrëveshje tjetër nëse kjo nuk përmbushet”.

“Nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Bërnabiq, duke shtuar se ajo pret “manipulime” dhe përpjekje për të ndryshuar marrëveshjen “nga miqtë e Prishtinës”.

Ajo beson se e gjithë kjo, siç përsëriti, “nuk do të jetë e lehtë”, por se “nuk do të çojë në sukses”, sepse gjithçka për Asociacionin është “në letër”./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci