Të fundit

Tërmeti i fuqishëm, mësohet gjendja e mundësve kosovarë që ndodheshin në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur sot Turqinë dhe Sirinë, duke lënë më shumë se 640 persona të vdekur dhe me mijëra të lënduar.

Ndërkaq, gjatë kohës kur ndodhi ky tërmet, në Turqi ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, raporton KosovaPress.

Mundësit e rinj ndodheshin në Turqi pasi që po merrnin pjesë në turneun “12 February”.

Por, pas informacioneve të siguruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bëhet e ditur se i gjithë delegacioni i ekipit kosovar janë në gjendje të mirë, pavarësisht se hoteli ku po qëndronin kishte pësuar lëndime.

Po ashtu, KOK ka bërë të ditur se ekipi kosovar është rrugës për tu rikthyer në Kosovës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci