Të fundit

Kuvendi të enjten shqyrton koeficientin për paga

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot deklaroi se Kryesia e Kuvendit u pajtua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.

Ajo tregoi se seancat e Kuvendit do të mbahen nesër dhe pasnesër.

“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje paralamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të batura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficinetit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave.”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se janë pajtuar që të shqyrtohet në javën e ardhshme, shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci