Të fundit

Greqia dërgon ndihma në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

I pikëlluar thellësisht nga fatkeqësia shkatërruese e tërmetit në Turqi dhe Siri, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Twitter.

“Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, shtoi ai.

Greqia do të dërgojë ndihma në Turqi për shkak të tërmetit me magnitudë 7,4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmarash dhe ka prekur gjithsej 10 provinca.

Mitsotakis gjithashtu tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga tërmeti.

Në tërmetin e Marmarasë në vitin 1999, Greqia dërgoi ndihma në Turqi, ndërkohë që në tërmetin e Athinës në vitin 1999, po ashtu Turqia dërgoi ndihma në Greqi.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci