Të fundit

SHBA rrëzojnë balonën kineze, Kina shkarkon kreun e Shërbimit Meteorologjik

Kina ka pushuar nga puna kreun e Shërbimit Meteorologjik të vendit, Zhuang Quotai pas rrëzimit të një balone në hapësirën ajrore amerikane.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi ditën e sotme se rrëzimi i balonës mbi bazën bërthamore të Montanës të shtunën ishte “qartësisht një reagim i tepruar nga ana e Uashingtonit që që shkel ligjin ndërkombëtar”.

Shkarkimi i kryemeteorologut Zhuang Quotai erdhi pasi balona që u rrëzua me avionë luftarakë, qëndroi prej shtatë ditësh në qiellin e SHBA-së.

Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden dërgoi avionët luftarakë F-22 që të rrëzonin balonën ndërsa zyrtarë të lartë të Pentagonit e paralajmëruan që të mos e rrëzonte në tokë, por në det.

Kjo pasi mbetjet e mjetit fluturues mund të dëmtonin prona apo të rrezikonin jetë njerëzish. Pasditen e djeshme, në rrjet u shpërndanë pamje që tregonin zyrtarët duke nxjerrë në breg pjesë të balonës.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci