Të fundit

LDK-ja i jep zyrtarisht një “goditje” Erion Veliajt

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, i kanë rënë pishman që kanë votuar për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ata sot i kanë tërhequr votat e tyre.

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se votat janë tërhequr pasi që Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Veliaj e ka sakatuar kohën e fundit një rrugë me emërtimin Rugovës . Po ashtu një shtatore me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”, tha Hodaj

Ai, paralajmëroi se nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e ndarjes së Veliajt “Qytetar Nderi”.

Kuvendi i Prizrenit muajin e kaluar  ka miratuar kërkesën e kryetarit Shaqir Totaj që titulli “Qytetar Nderi” t’i ndahet kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, shkruan PrizrenPress.
Totaj para anëtarëve të Kuvendit pati prezantuar biografinë dhe veprimtarinë e Veliajt duke veçuar angazhimin e tij për krijimin e Unionit të Bashkive Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe Prizreni.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci