Të fundit

E rëndë: Ish-futbollisti i Chelseat është ngujuar nën rrënoja në Turqi

Lajme të rënda po vijnë nga Turqia minutë pas minute pas tërmetit katastrofik që goditi juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin të plagosurit nga nën rrënojat e shumta, dhe mediat turke raportojnë se ish-futbollisti i Chelseat, Christian Atsu është në mesin e atyre që po kërkohen në Hataj.

Hataj është ndër qytetet më të prekura nga tërmeti dhe në rrënoja është edhe 31-vjeçari i kombëtares së Ganës.

https://twitter.com/atavratpitbull/status/1622554053585649664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1622554053585649664%7Ctwgr%5E28ef61f3af235a6886e41ba835abd19555f810cf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fsport%2Fnogomet%2Fnekadasnji-nogometas-chelseaja-i-newcastlea-zatrpan-pod-rusevinama-u-hatayu%2F230206099

Atsu, i cili tani luan për Hatayspor, dyshohet se ishte në të njëjtën ndërtesë me drejtorin e klubit Taner Savuta dhe pasi ajo u shemb, ata u ngujuan nën rrënoja dhe deri më tani shpëtimtarët nuk i kanë gjetur ende.

Atsu e filloi karrierën e tij në Porto, ndërsa në vitin 2013 nënshkroi për Chelsean.

Ai ishte anëtar i klubit londinez për katër vite, por nuk bëri asnjë paraqitje për blutë. Pas huazimeve te Vitesse, Everton, Bournemouth dhe Malaga, anësori u transferua në Newcastle, ku luajti nga 2016 deri në 2021.

Nga viti 2022, ai luan te ekipi Hatayspor në Turqi.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci