Të fundit

Mbi 1500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Të paktën 1 mijë e 504 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas tërmetit të sotëm me magnitudë 7.8 ballë që ka goditur Turqinë jugore.

Në Siri, të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu ka raportuar për 1,089 të lënduar.

Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka raportuar gjithashtu për të paktën 221 vdekje dhe 419 të lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisëm, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijëe 385 persona janë lënduar, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci