Të fundit

Probleme serioze për Cityn: Fshehën miliona, ja pse po dridhen të gjithë në Manchester

Lajmi i ditës për futbollin në ishull janë rezultatet e hetimit katërvjeçar të Premier Ligës, të cilat akuzojnë Manchester Cityn se ka shkelur njëqind herë “fair play”-n financiar.

Rregullat e Fair Play Financiar të Premier Ligës janë krijuar për t’u siguruar që klubet të shpenzojnë para kryesisht aq sa fitojnë.

Klubet potencialisht mund ta shmangin këtë duke fryrë faturat e fitimeve ose duke fshehur faturat e harxhimeve. Sipas Premier Ligës, Manchester City dyshohet se ka thyer rregullat për nëntë sezone me radhë për të cilat nuk ka dhënë informacion të saktë financiar.

Ata dyshohet se nuk arritën të raportojnë në mënyrë të drejtë kompensimin financiar të paguar për një prej menaxherëve të tyre gjatë një periudhe katërvjeçare. Kjo tregon se ka pasur një kontratë sekrete ku një nga menaxherët paguhej shumë më tepër sesa deklarohej zyrtarisht. Gjithashtu pretendohet se City nuk ka respektuar rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s për një periudhë pesëvjeçare dhe nuk ka bashkëpunuar plotësisht me Premier Ligën.

Kjo është një çështje shumë serioze për Cityn. Kur ata ishin objekt i një hetimi të UEFA-s, ata këmbëngulën se nuk kishin bërë asgjë gabim. Në shkurt të vitit 2020, UEFA i ndaloi ata nga garat evropiane për dy sezone dhe i gjobiti me 30 milionë euro. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e anuloi atë vendim dhe e uli gjobën në 10 milionë euro. Në seancë u tha se shumica e shkeljeve të pretenduara ose nuk ishin vërtetuar ose kishte arritur afati i parashkrimit të lëndëve.

Sidoqoftë, kjo nuk vlen për Premier Ligë pasi rregullat e ligës nuk përfshijnë një statut kufizimesh.

“Në fund, City mund të dënohet duke u hequr pikë apo edhe duke u përjashtuar nga liga, por dyshoj se vendimi do të merret shpejt dhe nuk besoj se City do të sanksionohet tashmë këtë sezon. Hetimi ka vazhduar për pesë vjet dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, tha gazetari i Sky Sports News, Kaveh Solhekol.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci