Të fundit

Murati publikon linkun: Këtu mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, pagë minimale 264 €

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar linkun se ku mund të aplikojnë të rinjtë të moshës 18-25 vjeç, që duan të punësohen.

Ai ka bërë të ditur se paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë.

“Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”, është shprehur Murati.

Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”.

Murati ka deklaruar se Qeveria synon të punësojë rreth 10 mijë të rinjë benda vitit të parë të lansimit të kësaj platforme.

Ai ka thënë se punësimi do të bëhet përmes një platforme të automatizuar me agjencionet përkatëse si AShI-ja, ATK-ja dhe ARBK-ja.

Ai ka thënë se platforma do jetë online dhe do jetë e qasshme për bizneset kanë nevojë për punëtorë, si dhe për rinjtë kanë nevojë për punë. 

“Sot prezantojmë para jush platformën ‘Super Puna’. Premtimi ynë ishte që për secilin të ri të moshës 18 deri 25 vjeç të ketë pra punën e parë të garantuar dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhe, ky premtim tanimë po zbatohet. Pilotimi i projektit do të jetë në mbështetje për gjashtë muaj për secilin të ri që punësohet në tregun e punës me subvencionimin e pagës minimale prej 264 euro”, tha ai.

Ministri i Financave tha se, bazuar në testimin që është kryer deri më tash, bizneset janë interesuar që të dyfishojnë pagën minimale për punonjësit e rinj.

“Po ashtu, mundësia është që punëdhënësi të shtojë mbi këtë shumë, pra mbi shumën 264 euro, por aq sa kemi parë nga testimi ka shumë punëdhënës që janë të interesuar që të shtojnë, madje ta dyfishojnë këtë shumë të pagës”, tha Murati.

Ministri Murati ka thënë se kushti për bizneset është që punonjësit e rinj të kenë pagë minimale në vlerë 264 euro, të cilën e subvencionon të plotë qeveria.

Kurse Kurti ka deklaruar se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon “përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës”.

Këtu është linku i platformës “Super Puna”: https://superpuna.rks-gov.net/?fbclid=IwAR3uHqLv146dEGXzofUq_oVQM3EKmjAuw1ZphvzGxVieabq8KG-GPyO2l_k

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci