Të fundit

Dënime të majme nga FBK-ja për klubet

Komesari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlia ka publikuar sot vendimet për xhiron e XXI.

Pas rregullave të reja të vendosura nga FBK-ja, ku nuk lejohet prania e organizuar e tifo-grupeve si dhe ofendimet në grup, vetëm në xhiron e fundit palestrat janë zbrazur në dy ndeshje.

Trepça, Ponte Prizreni e Rahoveci këtë radhë kanë shpëtuar pa dënime, por fatin e njëjtë nuk e kishin edhe klubet tjera.

Dy minuta pa përfunduar ndeshja mes Golden Eagle Ylli dhe Bashkimit gjyqtarët e ndeshjes kanë urdhëruar zbrazjen e plotës të palestrës. E gjithë kjo procedurë ka zgjatur 25 minuta, ndërsa Ylli është dënuar me 450 euro në total.

Fatin e njëjtë e kishte edhe skuadra e Vëllaznimit. Ndeshja ndaj Trepçës ishte ndërprerë në minutat e fundit, ku tashmë si zakonisht është zbrazur palestra Shani Nushi.

Gjakovarët janë dënuar me 400 euro dhe me dënim të njëjtë është dënuar edhe trajneri i tyre, Josip Plantak.

Nga skuadra e Pejës me nga 50 euro janë dënuar trajneri Can Sevim dhe basketbollisti Arian Qallaku, kurse te Bashkimi me 400 euro është dënuar Samardo Samuels.

Skuadra e Prishtinës është dënuar me 200 euro.

Rregullat e reja të vendosura nga FBK-ja janë duke i sjellë probleme të mëdha klubeve, ndërsa shumë nga trajnerët dhe tifozët janë ankuar për mënyrën e re të përcjelljes së ndeshjeve të basketbollit në Kosovë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci