Të fundit

Morina ua shpjegon kroatëve domethënien e Qirës për Prishtinën: “Erdhi në moment të vështirë, la gjurmë të mëdha”

Ish-futbollisti i Prishtinës, Arbnor Morina ka kujtuar trajnerin Miroslav Bllazheviq, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare.

Bllazheviq kishte drejtuar Prishtinën në mesin e viteve tetëdhjeta, në edicionin kur mision ishte mbetja në elitën e futbollit të ish-Jugosllavisë. Ai mbahet në mend si një prej trajnerëve më të mëdhenj që ka drejtuar Prishtinën në kohën e artë të saj.

Në një intervistë për “24sata”, ish-futbollisti i Prishtinës, tashmë trajner i njohur kosovar, Arbnor Morina ka folur për kohën sa Prishtina ishte nën udhëheqjen e trajnerit kroat.

“Qiro erdhi në një moment shumë të pavolitshëm për ne, kur situata në Kosovë ishte shumë e vështirë. Por, si karizmatik që ishte, ai arriti të organizojë ekipin, të elektrizojë tifozët dhe të krijojë një atmosferë fituese”, ka thënë fillimisht Morina.

“Qiro ishte një njeri për shkak të të cilit të rinjtë mund të kishin një shans për të luajtur dhe për të provuar veten. Ai nuk po shikonte kush ishte kush, por kush po luante mirë. Për shkak të tij, edhe unë pata mundësinë të luaja në klub. Ai la gjurmë të mëdha në Kosovë dhe e falënderoj për gjithçka”, është shprehur trajneri Morina.

Morina ka treguar edhe një rast të veçantë që i kishte ndodhur me trajneri Bllazheviq.

“Në atë kohë kishte një Mercedes të famshëm 190 me të cilin vinte në stërvitje. U takuam një herë në parking, dhe unë arrita i fundit dhe isha më i riu në mesin e lojtarëve dhe në atë kohë kisha një BMW. Kur më pa, më tha: “Dhe shikoje! Ai është më i vogli, por aty është më i madhi”, thotë duke qeshur Morina.

Ai thotë se me Qiron janë dëgjuar edhe pas largimit të tij nga Prishtina.

“Pas luftës, shumë prej nesh u shpërndanë nëpër botë. Por ne arritëm të mbajmë kontakte. Hera e fundit që pashë Qiron ishte gjashtë vjet më parë në Zagreb. Pimë kafe dhe biseduam për gjithçka. Ishte shumë bukur për ne”, ka përfunduar Morina.

Për vdekjen e Qiros ngushllime ka shprehur edhe klubi i Prishtinës dhe mijëra tifozë e lojtarë të Prishtinës.

Miroslav Qiro Bllazheviq ka vdekur një ditë para ditëlindjes së tij. Ai ishte në një “luftë” të gjatë me kancerin.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci