Të fundit

Zelensky në vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga fillimi i luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, që nga pushtimi rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar.

”Zelensky do të vizitojë Britaninë e Madhe”, tha zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Sunak ka njoftuar plane për të trajnuar pilotët ukrainas duke u hapur rrugën atyre që përfundimisht të jenë në gjendje të përdorin avionë të sofistikuar të standardeve të NATO-s, një kërkesë kryesore nga Zelensky.

Downing Street tha se vizita e papritur e Zelenskyt do të shoqërohet me një takim me Sunak dhe me një fjalim në Parlament.

Sunak tha se ”vizita e presidentit Zelensky në BM është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe e miqësisë së pathyeshme midis dy vendeve tona”.

”Që nga viti 2014, Britania e Madhe ka ofruar trajnime jetike për forcat ukrainase, duke i lejuar ata të mbrojnë vendin e tyre, të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe të luftojnë për territorin e tyre. Jam krenar që sot do ta zgjerojmë atë trajnim nga ushtarët tek marinsat dhe pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që Ukraina të ketë një ushtri të aftë për të mbrojtur interesat e saj edhe në të ardhmen”, theksoi ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci