Të fundit

Del video ku banori i ri i Big Brother Bledi Mane deklaron se Luizi ka ves bixhozin

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet kryesorë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, teksa është kryefjalë e këtyre ditëve në showbiz-in shqiptar.

Djaloshi nga Shkodra ka fituar simpatinë e publikut, teksa ka tërhequr rreth vetes edhe artistë të njohur shqiptarë ku shumë persona VIP po e përkrahin duke e suportuar mjaft shumë.

Mbrëmë shtëpisë së Big Brother iu bashkua edhe gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane, i cili para dy javësh ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë në emisionin “E Diell” në Top Channel. Ai është shprehur se Luizi ka dështuar si këngëtar e si diplomat, ndërsa ka shtuar se ai ka ves bixhozin.

”Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi Mane.

Ndryshe, që kur hyri mbrëmë në shtëpi ai u mundua që ti nxjerrë fjalë pikërisht për këtë çështje duke i thënë se është shumë i mirë në bast, por Luizi deri më tani nuk është provokuar pasi Maestros i tha se dyshon që ka ardhur me mision pikërisht për të.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci