Të fundit

I vdekuri zgjidhet kryetar bashkie, u vra pak para nisjes së votimeve

Një qytet në Ekuador ka zgjedhur një kryetar bashkie të vdekur, pasi kandidati Omar Menendez u qëllua me armë zjarri, ditën e shtunë, pak orë para se të nisnin votimet.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Puerto Lopez kur persona të armatosur hynë në zyrën elektorale të Menendez dhe qëlluan ndaj të pranishmëve duke i marrë jetën kandidatit për kryebashkiak dhe një adoleshenti.

Tashmë, sipas të gjitha gjasave një tjetër kandidat nga partia do ta zëvendësojë Menéndez për të drejtuar bashkinë e Puerto Lopez.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi, ndërkohë që nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar, deri në këto momente.

Zgjedhjet lokale në Ekuador u mbajtën të dielën pas një vale të përshkallëzuar krimi, lidhur me ndikimin në rritje të bandave kriminale të drogës në Ande.

Kjo nuk është hera e parë që një kandidat vritet. Dy javë më parë, një ngjarje e ngjashme u shënua në Salinas, ku kandidati Julio Cesar Farachio u vra gjithashtu me armë zjarri, por që autori u arrestua.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci