Të fundit

Bislimi thotë se BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian ka paraqitur vërejtjet e saj për dy nga gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për pranimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Në një konferencë për media në Prishtinë të mërkurën, Bislimi nuk ka shpjeguar se cilat nga dy kushtet e Kurtit nuk janë pranuar nga Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun.

“Gjashtë kushtet që ka propozuar Kurti, në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni z. Lajçak kur është në Prishtinë”, ka thënë Bislimi të mërkurën, raporton Paparaci.

Bislimi ka deklaruar se Kurti nuk e ka pranuar asnjë nga marrëveshjet e kaluara të arritura në dialogun Kosovës-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja.

Zëvëndësi i Kurtit ka deklaruar se kryeministri është pajtuar për platformën e planit franko-gjerman, por jo për marrëveshjet e kaluara.

“Ajo që z. Kurti ka nxjerrë pas takimit është se ai është dakord me platformën e planit franko-gjerman. Për platformën e cila përmban principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me platformën implementimin e saj duhet të diskutohet në ankesin implementues mes palëve në Bruksel. Do të thotë plani franko-gjerman i tregon vetëm kornizat bazë që nënkupton njohjen de fakto mes dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel. Prandaj, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko gjerman”, ka thënë ai.

Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe mund të zbatohet vetëm pas marrëveshjes finale.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci