Të fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm Gani Kriezi, vrau vëllain e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është dënuar me burgim të përjetshëm ndaj Gani Kriezit , i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë, akuzohet për veprat “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kriezi akuzohet se me datën 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, në shtëpinë e të ndjerit pas konflikteve që kishin, ka privuar nga jeta me dashje vëllain e tij B.K.

I dënuari më pas e ka djegur trupin e viktimës dhe e ka hedhur në një vend që akoma nuk dihet, me qëllim pëe ti zhdukur gjurmët e krimit.

“Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I njëjti ka qenë i dënuar edhe më parë nga Gjykata e Lozanës në Zvicër, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci